Flash News

Ditari i Opozitës

Delegacioni shqiptar takon Escobar, Bardhi: Shqipëria, t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik

Delegacioni shqiptar takon Escobar, Bardhi: Shqipëria, t’i

Kreu i grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pjesë e delegacionit parlamentar shqiptar ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar në Washigton DC me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Pas takimit, Bardhi shkruan nw rrjetet sociale se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE

"Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE", shkruan Bardhi. 

Sakaq, dje Bardhi është takuar edhe me kongresmenin republikan Pete Sessions.

 

Të fundit