Flash News

Ditari i Opozitës

Delegatët e Berishës në radhë për të hyrë në ‘Air Albania’, si bëhet skanimi në hyrje të stadiumit

Delegatët e Berishës në radhë për të hyrë

Ndërsa pritet nga momenti në moment të nisë Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, nje pjesë e delegatëve dhe anëtarëve vazhdojnë të jenë në radhë për të hyrë në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Delegatët e Berishës në radhë për të hyrë

Për delegatët, anëtarët e PD dhe smipatizantët janë vënë në dispozicion tre hyrje të stadiumit.

Delegatët po verifikohen me anë të skanimit përmes bar kodeve që mbajnë në bexhet e tyre. Në hyrje të stadiumit janë caktuar disa persona për skanimin e bar kodeve një për një të delegatëve, shoqëruar edhe me kartat e identitetit, siç duket edhe nga foto.

Ndërkohë, në një monitor të madh brenda ambienteve të brendshme të stadiumit njofton numrin e delegatëve që kanë hyrë në stadiumin Air Albania.  

Të fundit