Flash News

Ditari i Opozitës

"Delet 'punëmbaruara' të Tiranës!", Këlliçi mesazh Veliajt: Korrupsioni s'të vret vetëm me plumb pas koke

"Delet 'punëmbaruara' të Tiranës!",
Në foto: Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Bellind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Bellind Këlliçi, së bashku me të rinj të FRPD-së, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në lagjet e Tiranës.

Aksioni i ndërmarrë në njësinë nr.6 në Tiranë. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Këlliçi bën me dije se “Ironikisht në njësinë ku ndodhet landfilli i Sharës, në Kombinat, plehrat kutërbojnë, digjen ose konsumohen nga tufat e deleve, qumështin e të cilave e konsumojnë fëmijë e të rritur”.

Sipas kreut të FRPD-së, “me 51 mijë euro në ditë që paguajnë qytetarët e Tiranës për riciklimin e mbetjeve, Tirana do të ishte e pastër, ajri do të ishte shumë herë më cilësor dhe shëndeti ynë nuk do të rrezikohej. Nuk do kishim delet për inceneratorë”.

“Korrupsioni nuk të vret vetëm me plumb pas koke. Ai të ndot, të sëmur, të mbyt, me tymin e pisllëkun”, vijon më tej Këlliçi.

Reagimi i plotë i Këlliçit:

Delet punëmbaruara të Tiranës!

Në Tiranë, plehrat janë tagji për bagëtitë. Ironikisht në njësinë ku ndodhet landfilli i Sharës, në Kombinat, plehrat kutërbojnë, digjen ose konsumohen nga tufat e deleve, qumështi i të cilave përfundon në tryezat tona. E konsumojnë fëmijë e të rritur.

Paguajmë Erionin për të bërë punë, por punën e bëjnë delet! Me 51 mijë euro në ditë që paguajnë qytetarët e Tiranës për riciklimin e mbetjeve, Tirana do të ishte xixë, ajri do të ishte shumë herë më cilësor dhe shëndeti ynë nuk do të rrezikohej. Nuk do kishim delet për inceneratorë!

Korrupsioni nuk të vret vetëm me plumb pas koke. Ai të ndot, të sëmur, të mbyt, me tymin e pisllëkun. Korrupsioni vret çdo ditë mushkëritë tona, me firmën dhe vulën e kryetarit të bashkisë. Si ata që nuk dalin pas orës 22:00 edhe të tjerët që hezitojnë të protestojnë për të drejtat e tyre, vrihen njëlloj nga ajri që thithin. Reagoni për jetën dhe shëndetin tuaj sa nuk është vonë! Se Erioni e ka të pjekur. Jeton në gjelbërim e i hipën avionit sa herë ka kollë.

Të rinjtë e FRPD organizuan një aksion pastrimi në këtë zonë. Se me prit bashkinë të bëjë punë, të shkon bari dy pëllëmbë!

Të fundit