Flash News

Ditari i Opozitës

Demaskohet kryetari i Ramës në Prrenjas, i shtron rrugën krushkut në kohë zgjedhjesh

Demaskohet kryetari i Ramës në Prrenjas, i shtron rrugën krushkut

Gjatë kohës që janë në pushtet dhe në qetësi maksimale pasi “nuk rrezikojnë”, qeveria e bën gjumin e qetë.

As në endrrat e tyre më të këqija  rilindasit nuk i shohin qytetarët, nevojat e tyre dhe vështirësitë që ata kanë.

Por duhet ‘falenderuar Zoti’ që kur janë zgjedhjet, kryeministrit Edi Rama ‘ua tërheq veshin’ ushtarëve të tij që të mbulojnë çdo gjurmë që kanë lënë gjatë gjithë kohës.

Dhe skishte si të ndodhte ndryshe. Pas vështirësive disa vjeçare, ditë të bardha kanë ardhur për një fshat në Përrenjas.

Demaskohet kryetari i Ramës në Prrenjas, i shtron rrugën krushkut

Ka qenë kandidatja e kolicionit “Bashkë Fitojmë”,  Suzana Topi ajo që e ka denoncuar këtë asfalt elektoral të hedhur nga kryetari aktual i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba.

Gjatë videos të postuar dhe në Facebook e Topit, mësohet se rruga e cila po shtrohet është ajo e krushkut të Nuri Bebës.

Në fillim, Sami Gurra (personi që shfaqet dhe në video, i cili dhe ka komentuar), nuk e pranon që rruga po shtrohet nga Belba por thotë se po e bëjnë me lekët e tyre.

Më vonë teksa ballafaqohet me Topin ai e pranon që rruga po shtrohet na Belba mandje kërkon që ai ta kryej punën se nuk po bën asnjë shkelje.

Demaskohet kryetari i Ramës në Prrenjas, i shtron rrugën krushkutDemaskohet kryetari i Ramës në Prrenjas, i shtron rrugën krushkut

Por ajo që e bën akoma dhe më bombarduese këtë denoncim  është fakti se për këtë rrugë nuk ka asnjë projekt apo tender nga Bashkia.

Teksa vijon shkeljet dhe nga ana e Kodit Zgjedhor, i cili në mënyrë të prerë përcakton se në momentin që starton fushata elektorale nuk lejehot të bëhet asnjë ndërhyrje në vlera monetare.

 

Të fundit