Flash News

Ditari i Opozitës

PD çel fushatën në kushte pandemie, simpatizantët rrethojnë sheshin “Nënë Tereza” me makina e flamuj blu

PD çel fushatën në kushte pandemie, simpatizantët

Partia Demokratike ka nisur ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës elektorale në sheshin Nënë Tereza” në orën 17.00.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë do jetë e ndryshme për shkak të rregullave të imponuara nga pandemia e Covid-19.

Në këto kushte, nuk janë lejuar grumbullime njerëzisht në këtë hapje fushate të asnjë prej forcave politike, megjithatë, simpatizantët e PD, kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të mos humbur këtë moment.

Ata kanë rrethuar sheshin me makinat e tyre, ndërsa në xhamat e mjeteve të tyre valëvisin flamujt blu me simbolin e PD.

PD ka zgjedhur që kolona zanore e fushatës të jetë Sia me këngën “Unstoppable”, ndërsa në mitingun hapës është dëgjuar kënga e kosovares, Dua Lipa.

Një orë më vonë, socialistët kanë zgjedhur të hapin po ashtu fushatën në sheshin “Skënderbej”.

Të fundit