Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët e degës 8 shkojnë në selinë blu: Basha të largohet, blofet dhe fasadat po dëmtojnë PD-në

Demokratët e degës 8 shkojnë në selinë blu: Basha

Një grup demokratësh tentuan të hynin sot në selinë blu, por dyert sërish ishin të mbyllura. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Indrit Hoxha së bashku me anëtarët e degës 8 të PD-së në Tiranë kërkojnë largimin e Lulzim Bashës dhe zgjedhje në selinë blu.

Ai renditi kërkesat në një prononcim për gazetarët, ndërsa tha se blofet dhe fasadat që po luhen aktualisht në selinë blu po e dëmtojnë më tepër atë.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot është të largohet nga zyrat e selisë së PD, të dorëzojë logon e konfiskuar që është marrë peng, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë.

Bashkimi i PD vjen vetëm nga votat. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8. Ky është vullneti i demokratëve. Këta anëtarë kërkojnë hapjen e garës në PD”, tha Hoxha.

Të fundit