Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët kërkojnë dorëheqjen, reagon Basha: Beteja do vijojë deri në fitore

Demokratët kërkojnë dorëheqjen, reagon Basha: Beteja do

Duket se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit, një pjesë e demokratëve i kanë kërkuar të dorëhiqet, ndërsa deri tani anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD.

Në një prononcim për report tv, Basha u pyet të komentojë faktin se demokratët i kërkojnë të largohet pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, ndërsa kryedemokrati u përgjigj shkurtimisht se “Beteja do të vijojë deri në fitore”.

10 anëtarë, disa prej tyre ish-figura qendrore të Partisë Demokratike kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së së bashku me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe nënkryetarët e kësaj force politike.

Në letrën që mban firmën e Edith Harxhit, Endira Bushatit, Bujar Nishanit, Ibsen Elezit, Bislim Ahmetajt, Arben Imamit, Arben Ristanit, Edvin Kullurit, Pirro Ahmetajt dhe Endrit Hoxhës thuhet se përgjegjësia e humbjes së zgjedhjet të 25 Prillit është më së pari e Lulzim Bashës.

Ata thonë se Basha “ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës”

Basha ka pretenduar më herët se votat e qytetarëve janë tjetërsuar ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë.

PD, ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Të fundit