Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët kërkojnë të diskutojnë për "Open Balkan" në komision: Është projekt i Beogradit

Demokratët kërkojnë të diskutojnë për "Open

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të diskutojnë për nismën "Open Balkan" në komisionin e Politikës së Jashtme.

Ka qenë deputeti Tomor Alizoti që e ka bërë i pari këtë kërkesë, ndërsa më pas demokrati tjetër Kreshnik Çollaku e ka konsideruar projekt të Berogradit.

Çollaku është shprehur kundër këtij projekti, që sipas tij, favorizon Serbinë. Ndërkohë kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli u ka kërkuar që të mbledhin firmat dhe thërrasin ministren përkatëse për diskutime.

Alizoti: Duam të diskutojmë nismën 'Open Balkan'.

Çollaku: 'Open Balkan' është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosvës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë.

Kodheli: Mblidhni firmat dhe kërkoni ministrin në Komision për të diskutuar 'Open Balkan'.

Të fundit