Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët nisen drejt Tiranës, Luan Baçi: Nëse Basha nuk del nga zyra, le të rrijë, por si deputet

Demokratët nisen drejt Tiranës, Luan Baçi: Nëse Basha nuk

Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Fierit dhe rretheve të tjera janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në orën 12.00 në oborrin e selisë së PD.

Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi, sot nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk pranonte të dilte nga zyra atëherë le të qëndrojë aty si një deputet i thjeshtë por jo si kryetar.

Lulzim Basha nuk e pengon protestën tonë ose fillimin e punës të Komisionit të Rithemelimit. Basha nuk është kryetar por deputet i PD, sot ose të bashkohet me ne ose të ikë nga zyra. Nëse nuk del nga zyra le të rrijë në zyrë bashkë me ne nuk ka problem fare. Të jetë deputet i thjeshtë aty.

Ju garantoj se do shihni një masivitet të paparë sot në protestën e demokratëve para selisë së PD”, tha Baçi

 

Të fundit