Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët presin dorëheqjen/ Pas disa ditësh heshtje, Basha thërret mbledhjen e grupit

Demokratët presin dorëheqjen/ Pas disa ditësh heshtje, Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës pas disa ditë “heshtjeje”. Ai ka thirrur sot në orën 17.00 mbledhje grupi në selinë blu.

Basha vijon të thërrasë strukturat e partisë, ndërsa pjesa dërrmuese e demokratëve i kërkojnë dorëheqjen. Kryedemokrati thotë se do të bëjë gjithçka për interesin e demokratëve, por ende s’ka folur për largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Kujtojmë që disa ditë më parë, në Tiranë erdhën dy zyrtarë gjermanë Elmar Brok dhe Manuel Sarrazi. Vizita e tyre u përkthye si tentativë për t’i dhënë fund ngërçit.

Brok takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Ndërsa Sarrazi e shmangu këtë të fundit, duke takuar Enkelejd Alibeaj dhe anëtarin e Komisionit të Rithemelimit Genc Pollon.

 

 

Të fundit