Flash News

Ditari i Opozitës

“Demokratët t’ia fusin gjumit”, Meta i përgjigjet Ramës: Është sfazuar nga bilanci katastrofik

“Demokratët t’ia fusin gjumit”, Meta i përgjigjet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave që kryeministrit Rama bëri dje gjatë një takimi elektoral, ku iu bëri thirrje demokratëve ‘t’ia fusin gjumit më 14 maj’.

Meta tha në një deklaratë për mediar nga selia e PL-së, se Ramën e ka sfazuar bilanci katastrofik që do të marrë më 14 maj, sa detyrohet të bëjë thirrje për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje.

Meta tha se as demokratët, e as shqiptarët në tërësi nuk mund të flenë gjumë kur shumicën e fëmijëve e kanë jashtë vendit, ndërsa edhe ajo pakicë që ka mbetur këtu, kërkon të largohet.

“Rama e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik dhe të kukullave që i ka paraqitur me imponim në të gjitha bashkitë, kjo e detyron jo vetëm të sfazohet, por edhe të bëjë thirrje për një pjesëmarrje sa më të ulët në zgjedhje dhe sidomos ti drejtohet demokratëve që t’ia fusin gjumit në 14 maj, siç e tha dje në Kavajë. Si mund të flenë gjumë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e ndershëm kur kanë shumicën e fëmijëve jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu për shkak të pasigurisë duan të largohen nga vendi sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë”, tha Meta.

Të fundit