Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët zgjedhin sot mes 140 kandidatëve për deputetë për Tiranën, në cilën degë voton Lulzim Basha

Demokratët zgjedhin sot mes 140 kandidatëve për deputetë

Demokratët zgjedhin sot kandidatët për deputetë, për qarkun e Tiranës. Në garë janë renditur 140 kandidatë, listë kjo e publikuar një ditë më parë në media.  

Ndërkohë, mësohet se kryetari Lulzim Basha do të votojë në orën 10.00 mes kandidatëve në zyrat e degës 8, përballë me gjimnazin Partizani.

Në degën 8 ku sot voton Basha renditen kandidatët si mëposhtë:

ANILA JANI

ARTA SAKJA

ENI KASMI

GENTJAN MUÇA

ILIR PILKU

JORIDA TABAKU

NDERIM HORESHTA

TOMORR ALIZOTI

URAN ABAZI

VEHAP KOLA

Në listën e plotë që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia në këtë fazë të dytë, u spikatën emra të njohur në politikë dhe në fusha të tjera, si ish-deputeti Agron Shehaj, i cili ndryshe nga zgjedhjet e shkuara këtë herë nuk kandidon në Vlorë,  Jorida Tabaku, Grida Duma, Orjola Pampuri, Genc Pollo, Aldo Bumçi, rikthehet Aleksandër Biberaj, Gert Bogdani.

Në listë janë përfshirë edhe sekretarët Dorjan Teliti, Ivi Kaso e zëdhënësja e PD Ina Zhupa, Tomorr Alizoti etj.

Po ashtu, pati emra të artit dhe sportit si Julian Deda, Robert Budina apo Taulanda Jupi, apo Andi Lila në Kavajë dhe Gent Muça në Tiranë.

 

Të fundit