Flash News

Ditari i Opozitës

Demokrati: Nuk habitem që pas zhdukjes së Martinajt të fshihet qeveria, arsyeja

Demokrati: Nuk habitem që pas zhdukjes së Martinajt të fshihet

Për sekretarin organizativ të PD, Klevis Balliu nuk është habi që pas zhdukjes së Ervis Martinaj, të fshihet qeveria. Kujtojmë se i shumëkërkuari i policisë rezulton i zhdukur që prej muajit gusht.

Balliu tha për “Panorama TV”, se hapja e basteve online po bëhet që vëllai i kryeministrit Rama të bëhet mbreti i tyre. Ai tha se Olsi Rama është mbreti i bitcoin dhe se po bën pastrim parash.

“Do habiteshit? Jo, a nuk e shoqëronte një polic atë. Po raste të tjera, përplasje bandash, që dilte ndonjë efektiv policie. Nuk ishin drejtorët e Tahirit që merreshin me trafik?

Bastet online janë për Olsi Ramën, Olsin e bitcon, partneri i tij kërkohet në Spanjë. Kazinotë janë të Olsi Ramës, pastrim parash, e di çdo shqiptar.

Këto licensa bëhen për Olsi Ramën, t’ia japin atij, t’i ketë në kontroll, jo vetëm të jetë mbreti i bitcon por edhe i basteve”, tha Balliu.

 

Të fundit