Flash News

Ditari i Opozitës

Dëmtohet rruga në Gjinar, denoncon Himçi: Fondi 97 mln lekë po tretet si balta, kush mban përgjegjësi?

Dëmtohet rruga në Gjinar, denoncon Himçi: Fondi 97 mln

Deputeti demokrat Blendi Himçi ka reaguar pas dëmtimit të rrugës së Gjinarit në Elbasan.

Nga terreni, Himçi denoncoi prishjen e një rruge që ka kushtuar 97 milionë lekë, duke e cilësuar situatën si pasojë të keqqeverisjes.

Himçi deklaroi në video se investimi i sapo bërë po kthehet në një momunent dështimi, ndërsa kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga autoritetet.

“Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Si mund të flitet për zhvillim turistik, kur zemra e Gjinarit është shndërruar në një skenë të turpit publik? Çarja e asfaltit nuk është thjesht një defekt teknik – është një metaforë e gjallë e keqqeverisjes, e mungesës së përgjegjësisë, e një fondi prej 97 milion lekësh që po tretet si balta në shi.

Ky nuk është thjesht një rrëshqitje e dheut, është rrëshqitje e besimit të qytetarëve! Është rrëshqitje e shpresës së banorëve që prisnin një qendër të denjë për turizëm, por morën një rrugë të thyer, një shenjë të qartë se paratë publike nuk janë trajtuar me seriozitetin që meritojnë.

Gjinarit i është premtuar rilindje, por sot ai sheh vetëm rrënoja. Ky investim i sapo bërë, i shfaqur si “modernizim”, është kthyer në një monument të dështimit. Dhe pyetja që ngrihet me forcë është: Kush mban përgjegjësi për këtë turp? Kush do të japë llogari për një rrugë që u shemb para se të shkelej mirë mbi të?”, shkruan Himçi.

Të fundit