Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Belerit, Berisha: Rama faktoi se shqiptarët nuk do të kenë kurrë atë që duan me votën e tyre

Dënimi i Belerit, Berisha: Rama faktoi se shqiptarët nuk do të

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pas vendimi të GJKKO, e cila dënoi me dy vite burg kreun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Sipas Berishës, në tubimin qytetar, sot kryeministri Rama u faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si do të votojnë, kurrë nuk do të kenë atë që duan me votën tuaj.

“Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.

Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.

Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit”, u shpreh Berisha.

Të fundit