Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Belerit, reagon Meta: Treguesi më flagrant i kapjes së shtetit

Dënimi i Belerit, reagon Meta: Treguesi më flagrant i kapjes së

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të GJKKO, për dënimin me dy vite burg të kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Meta shkruan në rrjetet sociale se çështja “Beleri” nuk është një problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë.

Postimi i Metës:

Çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çështja “Beleri” është një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Çështja “Beleri” është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga Kryeministri dhe nga qeveria.

Nuk është çështja “Beleri” ajo që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është ky Kryeministër dhe kjo mazhorancë që mban peng në mënyrë të qëllimshme integrimin europian të vendit.

 

Të fundit