Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Basha: Vendimi tregon vërtetësinë a akuzave të PD

Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Basha: Vendimi tregon

Vjen reagimi i parë nga politika pasi apeli i GJKKO dënoi me 3.4 vite burg ish ministrin socialist të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në një postim në tëitter, ku shkruan se vendimi i sotëm për Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!”, shkruan Basha.

Të fundit