Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Tahirit, Bardhi: Rama kishte informacione dhe e mbrojti, garanti i krimineleve që siguronin vota

Dënimi i Tahirit, Bardhi: Rama kishte informacione dhe e mbrojti, garanti iSekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi thotë se Saimir Tahiri nuk është i fundit që do të përballet me drejtësinë, duke paralajmëruar një listë të gjatë.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se mbrojti ish-ministrin e tij, sepse është i përfshirë edhe vetë në krim. Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Rama e mbrojti Tahirin sepse ishte “garanti i krimineleve të cilët i siguronin vota”.

Gjithashtu shton se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama nuk do të ishte kryeministër, por nën hetim. Sipas Bardhit, PD mbështet SPAK-un kundër kujtdo që ka shkelur ligjin.

“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.

Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.

Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilët i siguronin vota”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Të fundit