Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Denoncimi: 5 protestues të opozitës janë keqtrajtuar në polici
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Çlirim Gjata denoncoi se 5 protestues janë keqtrajtuar në polici.
I ftuar në “News 24”, Gjata tha se protestuesit kanë dalë në shesh, sepse Edi Rama ka çuar drejt greminës.
“E para. Të ndalurit në protestë janë keqtrajtuar, janë 5 persona që janë keqtrajtuar në komisariate. Gjithashtu, sapo më është thënë se media prestigjoze Uashingon Post sapo ka shkruar një artikull për demonstratën e sotme.
Unë gjithmonë kam thënë se nuk ka rëndësi sa persona janë në një kauzë, por e rëndësishme është kauza. Jemi në dimër, liderin e kemi të arrestuar dhe sërish kishte shumë persona në shesh. Protesta ishte e madhe dhe asgjë nuk ndikoi.
Protesta iu përgjigj bashkimit të opozitës, drejt asaj që quhet federatë. Sot u hodhën edhe idetë e programit elektoral. PD sot ka liderin të arrestuar në mënyrë të paligjshme, opozita është goditur në mënyrë të rëndë dhe sërish populli ka dale në protestë. Protesta ishte kundër korrupsionit, si dhe kundër shpopullimit, si pasojë e gjenocidit ekonomik që ka kapluar vendin”, deklaroi Gjata.