Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi/ Berisha: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin, u transferua me urdhër të Manjës

Denoncimi/ Berisha: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin, u transferua

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim që thekson se me urdhër të Ministrit Ulsi Manja dhe Ergys Agasit, Bajrat janë transferuar nga burgu 313 në burgun e Reçit.

Sipas denoncimit, Safet Bajri është drejtori real i këtij burgu. Po ashtu theksohet se bashke me anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë.

Postimi i Plotë:

Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

 Pershendetje dr Me urdher te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku ne fakt Safeti eshte drejtori real.

 Ai vet dhe dy te te burgosur te tjere jane paisur me telefona dhe bejne fushat elektorale nga mengjesi ne darke. Ju lutem anonim e kuptoji vet.

Të fundit