Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi: Djali i kandidatit të PS mbush furgonin me ndihma, po blejnë vota!

Denoncimi: Djali i kandidatit të PS mbush furgonin me ndihma, po

Kur na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet vendore, vijnë denoncimet e para të blerjes së votave. Denoncimi vjen nga bashkia e Hasit. 

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti thotë se ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja, i cili është i mbushur me ndihma që do t'u shpërndaheshin familjeve në Has, në këmbim të votave të 14 majit. 

Në një lidhje live për Çim Peka Live, Dauti u shpreh se policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ndërhyn për të hapur dyert e furgonit. 

Dauti u shpreh gjithashtu se rivali i tij, Muja shkon nëpër shtëpinë e hasjanëve dhe blen vota. 

Miftar Dauti: Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota. 

 

 

Të fundit