Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Alimehmetit: Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës po hetohet nga SPAK

Denoncimi i Alimehmetit: Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka renditur shkeljet dhe abuzimet që ka kryer sipas tij bashkia e Tiranës.

I ftuar në Syrit tv, Alimehmeti denoncon se prokuroria ka sekuestruar materialet zyrtare nga kompania 5D, e cila drejtohet nga drejtorët e bashkisë së Tiranës pasi dyshohet se ka kryer korrupsion të vazhdueshëm në përfitimin e tenderave me vlera miliona euro.

Sipas denoncimeve më në fund ka filluar me këmbë shumë të ngadalë hetimet. Kjo kompani e cila është përbërë nga drejtorët dhe e drejtuar nga ato merr tendera nga bashkia e Tiranës. Kompania 5d ka fituar rreth 11 milionë euro pavarësisht se ka pasur oferta më të mira se kjo.

Në gjuhë teknike kjo ka termin flamuj të kuq, dhe nuk duhet të prisnim që të jepeshin 14 tendera dhe institucionet të reagonin. Dimë që tani disa materiale janë konfiskuar dhe po hetohet nga drejtësia, i ngadaltë sepse u bë 1 vit që është denoncuar nga opozita.

Për këtë çështje dhe për të tjerat ka shkelje të vazhdueshme nga bashkia e Tiranës. Si çdo familje në radhë të parë përgjegjësia i takon kryefamiljarit nëse nuk funksionojnë gjërat. Është detyrim ligjor që njëherë në muaj të mblidhet këshilli bashkiak, gjë që nuk është respektuar pasi në gusht të viti 2023 dhe në tetor nuk ka pasur mbledhje të Këshillit bashkiak”, u shpreh Alimehmeti.

 


 

Të fundit