Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i anëtarit të Kryesisë së PD: Komuna e Parisit ka disa ditë pa ujë, bashkia vazhdon të dështojë

Denoncimi i anëtarit të Kryesisë së PD: Komuna e Parisit ka

Anëtari i Kryesisë së PD, Gerti Bogdani ka denoncuar situatën me të cilën po përballen prej ditësh, sipas tij, banorët e zonës "Komuna e Parisit".

Ai shkruan në rrjetet sociale se banorët e kësaj zonë nuk janë furnizuar me ujë prej disa ditësh. Për Bogdanin është turp që në vitin 2021 të diskutohet furnizimi me ujë të pijshëm.

Ai thekson se pavarësisht rritjes së çmimit, cilësia dhe furnizimi 24 orë nuk janë përmbushur. Përveç barrës financiare, Bogdani nënvizon se uji është i papijshëm.

Ky i fundit thotë se Bashkia e Tiranës ka dështuar për të garanjtuar këtë minimum jetik, pavarësisht premtimeve të bëra.

Denoncimi i anëtarit të Kryesisë së PD: Komuna e Parisit ka

Të fundit