Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Balliut: Rakip Suli të thirret në SPAK, autorizoi vartësen të firmosë tenderin korruptiv

Denoncimi i Balliut: Rakip Suli të thirret në SPAK, autorizoi

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar për tendera korruptivë kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli.

I ftuar në studion e Syri Tv, Balliu tha se Suli ka autotizuar një zonjë, vartësen e tij, të firmosë një tender korruptiv, me qëllim që të heqë përgjegjësinë nga vetja. Sipas Balliut, tenderi në fjalë është shpallur pikërisht në ditën kur është firmosur, me pretekstin se kompania kishte shumë kontrata.

Balliu tha se Rakip Suli duhet të thirret në Kamëz.

"Një tender i bërë nga Rakip Suli i cili në të njëjtën ditë shpallet tenderi shpallet fituesi dhe të gjitha kontratat i bëjnë në fondit limit. Këto kanë justifikuar nga gara kompani me justifikim se ato janë të ngarkuar me kontrata të tjerë, ndërkohë është kompanitë që kanë marrë këto tendera janë të ngarkuar me punë të tjera.

Rakip Suli duke e ditur se ai po vjedh ka autorizuar dikë tjetër të firmosi për tenderat, unë i bëj thirrje zonjës që të bashkëpunoi me drejtësinë dhe të shkoi Rakip Suli të shkoi atje ku e ka vendin. Ne këto tendera do ti çojmë në organet e drejtësisë, edhe përse kemi pak shpresë se ato do t’i marrë për bazë SPAKU. Ai ka detyruar zonjën që ta firmosi ajo dhe që ai vetë të shpëtoi nëse ndërsa zonja të bëjë burgun.

Ky kryetar bashkie i cili e ka vjedhur Kamzën duhet të thirret nga SPAK dhe të mbajë përgjegjësi ligjore. Për këtë skandal duhet të ishte drejtësia në këmbë, sepse jemi vendi më i varfër në europë dhe paratë nuk dihet se ku po shkojnë", tha Balliu.

Të fundit