Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Bashës: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë ulen krerët e bandave

Denoncimi i Bashës: Në restorantin privat të Kryeministrisë,

"Te restoranti privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë." Ky është denoncimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha teksa po bisedonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilën duket se po e kthen në rutinë.

Kryeopozitari këtë përgjigje e dha teksa u pyet se si do ta ndalë ikjen e specialistëve, pasi Shqipërisë po i ikin burimet njerëzore të kualifikuara. Basha u shpreh se vendi ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve që nuk promovon kriminelët dhe trafikantët.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha

Të fundit