Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Bendo u largua me forcë nga zyra, i trajnuari me fonde të dyshimta në Turqi po spastron SHISH

Denoncimi i Berishës: Bendo u largua me forcë nga zyra, i trajnuari me

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një denoncim të dërguar në adresë të tij. Aty thuhet se qeveria po bën spastrime në SHISH. Sipas tij, Helidon Bendo u largua me forcë nga zyra e tij dhe nuk ishte një dorëheqje sikurse e shiti kryeministri Edi Rama.

Më tej thuhet se janë shkarkuar dhe ulur në detyrë zyrtarë të lartë të këtij institucione, që njiheshin si krahu i djathtë i Bendos.

Shkarkimet po realizohen nga zëvendësdrejtori në detyrë, për të cilin Berisha thotë se është një ish-sigurims. Më tej nënvizohet se zëvendësdrejtori është trajnuar në Turqi me fonde te dyshimta.

Reagimi i plotë:

Oficeri dixhital i SHISH informon: Spastrime në SHISH. Ish-sigurimsit bëjnë ligjin.

Kashani, një militant i verbër është shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi. Ai po shndërron SHISH në një organizatë politike.

Për më shumë hollësi lexoni mesazhin e oficerit dixhital.

“Pershendetje Dr po ju informoj per zhvillimet e pashembullta gjate kesaj jave ne SHISH. Helidoni para rreth nje jave u kthye nga Amerika, ne SHISH, ne zyren e tij duke besuar se ishte Drejtori i SHISH.

Zevendesi i tij, vajti ke Rama per tu ankuar dhe (te premten e kaluar) ne prani te keshilltares per sigurine te KM, Vlora Hyseni, Helidoni u perzu nga badiguard te saj me force nga zyra e tij dhe me pas u detyrua po me force te beje nje delegim 1-javor per zevendesin e tij, qe te ushtronte kompetencat e drejtorit per 1 jave, deri sot.

Sot, Helidoni e delegoi zv/drejtorin te ushtroje kompetencat e drejtorit deri dt. 10.06.2023.

Dhe po sot jep doreheqjen ????!!!

Para rreth 1 muaji, zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit te drejtorit te shish.

Nje nate para kthimit te Helidonit nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesore ne SHISH, qe njiheshin si krahu i Helidonit, qe u ulen ne detyre.

Ne levizjet qe jane bere dhe po behen me personelin, zv/drejtori mbeshtetet tek punonjes te ish sigurimit te shtetit (S.K., A.K., B.S., A.L….)

Zv/drejtori shish ekstremist politik, qe vjen nga kryeministria, i trajnuar ne Turqi me fonde te dyshimta.

Pjesemarrja e vet zv/drejtorit shish dhe nxjerrja e shish ne nje organizim politik, mitingu i PD, dmth qe SHISH i perdorur politikisht

Cdo veprim i bere, qofte dhe emerimi i zv/drejtorit te shish eshte bere ne kundershtim me qendrimet e partnereve strategjike dhe NATO, kjo demton rende besueshmerine e shish tek partenret atrategjike dhe aleatet evropiane te NATO.”

Të fundit