Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Elira Kokona, paratë që merrte si avokate nga klientët, i ndante me Kumbaron

Denoncimi i Berishës: Elira Kokona, paratë që merrte si avokate

Kryedemorkati Sali Berisha prezantoi në Libohovë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adil Xhelili.

Në fjalën e tij, Berisha denoncoi lidhjen e ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro me Elira Kokonën, zv.sekretare e Përgjithshme e Kryeministrisë. Berisha tha se Kokona e cila paralelisht me postine saj në Kryeministri kryente edhe punën si avokate, i organizonte tenderat sipas standartit të Kumbaros.

Berisha deklaroi se Kokna përfaqësonte në Strasburg dhe në Gjykatën e Tiranës, ata klientë të cilët kishin paditur shtetin. Sipas kryedemokratit, paratë që merrte nga këta klientë i ndante me ministren Kumbaro dhe me qeveritarë të tjerë.

“Zonja Kumbaro, kjo zonja që ta dini ju e ka dosjen plot. Ju siguroj që ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vetë. Sepse ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me tenderat në Ministrinë e Kulturës. Ka mbajtur sekreteare të Përgjithshme derisa ia çoi Edi Ramës, një zonjë të quajtur Elira Kokona. Në një kohë që organizonte të gjithë tenderat në Ministrinë e Kulturës sipas standarteve të ministres bënte avokaten në Strasburg dhe në Gjykatën e Tiranës, të klientëve që kishin paditur shtetin.

Tani çfarë ndodhte? Sigurisht si avokate paratë që iu merrte klientëve që kishin paditur shtetin në Strasburg, paratë që iu merrte klientëve në Gjykatën e Tiranës, i ndante me ministren me qeveritarët. Se ndryshe duhet të ishte e dënuar 6-12 vite burg. Kurse e mbrojmë paratë të cilat i ka dhënë zonjës Sheri dhe zotit Rama”, deklaroi Berisha.

Të fundit