Flash News

Ditari i Opozitës

"Zhdukja e lidhjeve të qeverisë me krimin"/ Denoncimi i Berishës: Janë shkatërruar sistemet e policisë

"Zhdukja e lidhjeve të qeverisë me krimin"/ Denoncimi i

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati hodhi akuza se qeveria ka shkatërruar sistemet e policisë së shtetin, të cilat përmbanin të dhëna të rëndësishme rreth grupeve kriminale.

Sipas tij, shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania, por me qëllimin për të zhdukur lidhjet e krimit me pushtetin.

Teksa dënoi këtë akt, kryetari i PD-së, nënvizoi se tashmë janë zhdukur gjurmët, duke theksuar se asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më. Më tej shtoi se ky është një bashkëpunim midis qeverisë dhe policisë.

“Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar.

Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve. Edhe në rast se prokuroria, për aksident ka në diskonim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre.

Dënoj këtë akt, ndër më të papërgjegjshmit dhe më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të çdo shqiptari janë në çdo vend që dëshiron t’i ketë. Sot, asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më, bazuar në dokumentim shkencor. E sigurt është se ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedent në ndonjë vend, përveçse në shtetin e mafias, në Shqipëri”, tha Berisha.

Të fundit