Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Kumbaro largon nga puna mësuesen me 30 vite eksperiencë prej bindjeve politike

Denoncimi i Berishës: Kumbaro largon nga puna mësuesen me 30 vite

Kryedemokrati Sali Berisha denoncon se me urdhër drejtueses së PS për qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaros është larguar nga puna mësuesja Erena Çobani.

Berisha thotë se shkak janë për bindjet politike të Çobanit, e cila ka një kontribut 30-vjeçar në arsim dhe është një figurë e vlerësuar në Libohovë.

Më tej thotë se vendin e saj e ka zënë, sipas Berishës, një militante e PS-së. Kryedemokrati kërkon rikthimin e mësueses në punë.

“Dënoj me ashpërsi largimin nga arsimi për bindje politike pas 30 viteve, të mësueses shembullore nga deputetja kallp, si një akt të papërgjegjshëm dhe hakmarrës të ish drejtoreshës së gjimnazit të Libohovës, mësueses së respektuar në të gjithë sistemin arsimor të qarkut të Gjirokastrës dhe nga qytetarët e Libohovës. Kërkoj rikthimin e saj të menjehershën në punë dhe u bëj thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit