Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Rama e ka mbushur SHIK-un me patronazhistë të deklaruar

Denoncimi i Berishës: Rama e ka mbushur SHIK-un me patronazhistë

Kryedemokrati Sali Berisha denoncon kryeministrin Edi Rama se me urdhër të tij janë emëruar në postet drejtuese pran SHIK-ut patronazhistë të deklaruar.

Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama mendon se duke konsoliduar shtetin monist, do të mund të konsolidojë pushtetin e tij.

“Çdo ditë Edi Rama lëshon urdhra dhe udhëzime që në çdo qelizë të këtij shteti të vendosë patronazhistë dhe horra.

E ka mbushur SHIK-un këto kohë me të ashtuquajtur reformë, në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar.

Pra ai mendon se duke konsoliduar shtetin monist, shtetin partiak do të mund të konsolidojë pushtetin e tij.

Por kjo është e dështuar.

Asgjë vrullin tuaj nuk mund ta ndalë, asgjë forcën tonë nuk mund ta ndalë.

Kemi përballë një armik me të cilin mezi presim të përballemi. Kemi përballë një tradhtar të kombit”, tha Berisha.

Të fundit