Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Si po vidhen paratë e Frontex nga policia, afera po fshihet me urdhër të Bledi Çuçit

Denoncimi i Berishës: Si po vidhen paratë e Frontex nga policia, afera

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit. Ky i fundit thotë se në Policinë e Shtetit abuzohet me fondet e Frontex.

Sipas tij, vjedhja vazhdon. Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se drejtori Eduart Merkaj ka vjedhur 2.7 milionë euro nga paratë që janë dhënë për Policinë Kufitare.

Gjithashtu shton se këto shkelje janë evidentuar nga organet audituese, por janë mbyllur si hetime me urdhër të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit.

Mesazhi i plotë:

Ministri i familjes Çuçi mbyll vjedhjen sepse u vodh bashkarisht!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital:

Pershendetje i nderuar Doktor Berisha jam nje specialist i Departamentit te kufirit dhe migracionit.

Doktor ka abuzime te tmerrshme ne policine e shtetit me vjedhjet qe ju behet eurove te dhena nga Fronteks.....

Drejtori Eduart Merkaj i ka bere si ka dash 2.7 miljon euro qe jane dhene per policine kufitare shqiptare.

Ka bere hetim dhe SHKB dhe auditi i ministrise dhe shkeljet jane evidentuar por jane te gjithe te perfshire per ta mbyllur si afere me porosi te Ministrit.

Ju lutem anonim...dokument per keto qe them jane ne Drejt e Pergj, te Policise, SH.K.B etj dhe vazhdon vjedhja....

Denoncimi i Berishës: Si po vidhen paratë e Frontex nga policia, afera

Të fundit