Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Skafi i Arjan Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për trafik droge

Denoncimi i Berishës: Skafi i Arjan Tases përdorej nga Habilajt dhe

Një denoncim ka mbërritur pranë kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha lidhur me motorin e ujit tip skaf me të cilin u vra 7-vjeçarja në plazhin e Potamit në Himarë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan bazuar në denoncimin e një oficeri policie se skafi i Tases i përket një grupi trafikant që ka punuar dhe vijon të punojë për transportin e lëndëve narkotike për llogari të grupit ta Habilajve dhe Geron Xhafës.

Sipas oficerit, Arjan Tase në detyrën e Komandantit të Stacionit të Policisë së Himarës asokohe i ka ofruar mbrojtje dhe i ka favorizuar.

Postimi i plotë i Berishës:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar...!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike...!

Faleminderit.

 

Të fundit