Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i ish-ministrit të Shëndetësisë: Kardiokirurgjia në QSUT, prej një muaji e bllokuar

Denoncimi i ish-ministrit të Shëndetësisë: Kardiokirurgjia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka denoncuar se kardiokirurgjia në QSUT është e mbyllur prej një muaji.

Shkak për këtë, sipas Shehut, është bërë mingesa e oksigjeneratorëve, material i domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër dhe enët kryesore të gjakut.

“Ardhjet me “hope” te materialeve thelbesore e jetesore mjekesore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur kete here edhe kardiokirurgjine ne QSUT.

1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numer e serioze persa i perket patologjive.

Nje pjese e tyre ne baze te mundesive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi.

Asnje rimbursim nga shteti dhe per kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shterore.

2-Por kjo gjendje prek edhe sherbimin e kardiokirurgjise si pasoje e te tilla nderprerjeve shume te demshme per ate”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Të fundit