Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i kandidatit të Berishës në Lushnjë: Punonjës të administratës po rrijnë me listë para dyerve të QV-ve

Denoncimi i kandidatit të Berishës në Lushnjë: Punonjës

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Lushnjë, Elton Bano ka denoncuar se punonjësit e administratës po rrijnë me lista në dorë në dyert e qëndrave të votimit.

Ai thotë se zgjedhësit po intimidohen, ndërsa ka shtuar se pjesmarrja në Lushnjë ka qenë e ulët.

Bano i ka bërë thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre, ndërsa paralajmëroi se dosjen me shkeljet e konstatuara do ta depozitojnë më vonë në Prokurori.

“Rrinë aty me lista duke kapur njerëzit, janë pjesë e administratës. kryetari i njësisë administrative Allkaj, Bujar Kullolli rri para derës së qëndrës së votimit në fshatin Biçakaj, duke intimiduar njerëzit dhe duke i orientuar të votojnë këta që i kanë mashtruar për 15 vite me arrogancë.

Pjesmarrja ka qenë e ulët. Mbase dhe për shkak të kushteve atmosferike. I bëj thirrje qytetarëve të Lushnjës që të marrin masivisht pjesë në votime. Sot është dita që të shprehin vullnetin përmes votës së lirë. Do i çojmë në Prokurori dokumentacionet që po mbledhim", tha ai.

Të fundit