Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i kandidatit të opozitës: Si po kërcënohen mësuesit që të marrin pjesë në takime elektorale

Denoncimi i kandidatit të opozitës: Si po kërcënohen

Kandidati i opozitës në Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar kandidatin socialist Edison Memolla.

Hoxha, në një postim në Facebook, ka nxjerrë denoncimin e një qytetari që shkruan se poi u bëhet presion mësuesve për t’iu bashkuar mbledhjeve të partisë, ose në të kundërt pushohen nga puna.

Hoxha i bën thirrje mësuesve të ngrihen dhe të mos lejojnë të bien pre e presioneve dhe kërcënimeve.

“Asnjë manovër mjerane nuk ju shpëton nga humbja e thellë e 14 Majit!

Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit.

I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, shkruan Hoxha.

Të fundit