Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Malltezit: Anija ruse me tonazh 5 mijë ton, nuk dihet se çfarë do të sjellë në Durrës

Denoncimi i Malltezit: Anija ruse me tonazh 5 mijë ton, nuk dihet se

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar nisjen e një anije nga porti rus i Rostovit me ngarkesë plehu kimik azotik me destinacion Porti e Durrësit.

Anija e cila është me tonazh 5-mijë ton, dhe nuk dihet sa ton do të zbarkojë në Durrës.

Ai ka kujtuar se një rast i tillë mund të përfundojë ngjashëm me rastin e Libanit, ku për shkak të mungesës së kushteve të magazinimit, një sasi e madhe plehu azotik shpërtheu në portin libanez duke vrarë 218 persona, plagosur shumë të tjerë, pa llogaritur edhe dëmet e tjera materiale që u shkaktuan.

Denoncimi i Malltezit:

Anije me flamur rus, nga porti rus i Rostovit mbi Don sjell ne Durres pleh kimik azotik prodhuar ne Rusi. Plehu kimik azotik hyn ne grupin e mallrave me perdorim te dyfishte.

Anija me tonazh 5000 ton por nuk dihet sa po sjell. Cilat jane efektet e minimumi 3000 ton pleh azotik ne fushe te hapur? Mund te laget nga shirat dhe mund te shpertheje nga temperaturat mbi 30 grade celcius.

As ne Portin e Durresit dhe as ne Romano Port nuk ka magazina per te magazinuar sasi te tilla plehu. Kjo rrezikon te ndodhe si ne portin e Libanit ku nga shperthimi i plehut azotik pati 218 te vdekur, pa llogaritur te plagosurit edhe demet materiale

Ose ndofta ne kete rast “shoket e partise” po sjellin lloje te ndryshme narkotikesh si ne rastin e Fierit.

Të fundit