Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Malltezit: Ujësjellësi i Durrës mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE, buxheti shkon për patronazhistët

Denoncimi i Malltezit: Ujësjellësi i Durrës mbi 3 milion euro

Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE. Ky është denoncimi i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Abi Malltezi. Ky i fundit thotë se kryeministri Edi Rana po falimenton shtetin për pushtet.

“Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndermarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 miljon euro borxhe ne OSHEE nga mos pagesa e faturave te energjise dhe se KUZ Durrës gjithe buxhetin e ka per patronazhistet duke 5-fishuar stafin nga 160 ne 830 punonjes brenda 8 vitesh! Bingo ben te gjesh 5 inxhiniere ujrash ne KUZ Durrës! Pra falimentojne sherbimet publike per te kap pushtetin e vjedh me banditet! Trishtim!”-thotë Malltezi.

Ky i fundit thekson se opozita duhet të përballet me partinë në pushtet me çdo çmim, ndërsa shton se ata që përballen me paligjshmërinë nuk janë opozita e vërtetë.

 

Të fundit