Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i pazakontë i deputetit të PD: Kolegu i PS më vodhi xhupin në Kuvend

Denoncimi i pazakontë i deputetit të PD: Kolegu i PS më vodhi

Edhe sot, seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debateve dhe tensioneve të forta, duke u bërë shkak për ndërpretjen e saj dhe shtyrjen për një ditë tjetër. 

Pas mbylljesm, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë një denoncim jo të zakonshëm. Saimir Korreshi postoi në rrjete sociale një denoncim, ku shkruan se kolegët e maxhorancës i kanë marrë xhupin pas braktisjes me urgjencë të sallës së parlamentit.

"Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.
Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep", shkruan Korreshi. 

Në një sqarim të dhënë më vonë në Euronews Albania, Korreshi tha se xhupi ishte marrë pa dashje nga një deputet i PS, i cili e riktheu në parlament.

Të fundit