Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PD: Bashkia e Vaut të Dejës jep 51.2 mln lekë për rikonstruksionin e rrugës, kompania s’bën asnjë punë

Denoncimi i PD: Bashkia e Vaut të Dejës jep 51.2 mln lekë

Partia Demokratike ka risjellë në vëmendje një padi të depozituar në SPAK, por që ende nuk ka një përgjigje sa i përket kësaj dosje.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e një rrugë në njësia Temal të Vaut të Dejës, për të cilën, PD thotë se janë paguar 51.2 milionë lekë dhe nuk është bërë asnjë punë.

Selia blu ka nxjerrë edhe disa foto, që sipas saj, tregojnë vjedhjen e radhës.

Denoncimi i PD: Bashkia e Vaut të Dejës jep 51.2 mln lekë

Denoncimi i PD: Bashkia e Vaut të Dejës jep 51.2 mln lekë

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Luçiano Boçi tha se:

1. Investimi eshte realizuar në masën 0%, pra nuk është bërë asnjë punë; 

2. Në anën tjetër, shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%;

3. Preventivi dhe projekti fillestar jane ndryshuar totalisht, duke hequr 5 nga 8 zërat e punimeve.

4. Në Akt-Konstatimin e drejtorisë së Anti-korrupsionit rezulton që çmimet në preventiv janë më të larta se ato te Manualit.

5. Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe nuk ka pasur komision monitorimi dhe marrje në dorëzim të të objektit të përfunduar. Me sa duket nuk ka Komsion aq të guximshëm sat ë marrë në dorëzim punë të papërfunduara!

6. Punimet referuar process-verbalit të Aktit të Kolaudimit dt 15.09.2021 punimet janë realizuar për 65 ditë, kur në fakt duheshin 187 ditë.

8. Janë falsifikuar të gjitha dokumenet, të cilat pasqyrojnë të dhëna të pavërteta, dhe janë firmosur JO NGA KOMISIONI, por nga KRYETARI BASHKISË, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, sikur është bërë punë.

Të fundit