Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PD: Hyrja për në Tiranë është kilometrike, betonieret i kanë marrë frymën qytetarëve

Denoncimi i PD: Hyrja për në Tiranë është kilometrike,

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi përmes një vidoje në Facebook, ka reaguar për trafikun që mbizotëron çdo pasdite në rrugët e Tiranës.

Ai shkruan se radha për të dalë nga kryeqyteti është kilometrike dhe për këtë sipas tij, e kanë fajin betonieret që janë kudo nëpër Tiranë duke i marrë frymën qytetarëve.

“Shikoni sesi është hyrja e Tiranës. Është një kaos i organizuar. Realiteti përtej kinostudios të vemjes së Bashkisë është një lodhje tej mase. Vetëm shikoni vetë se çfarë do të thotë sot të hysh e të dalësh në kryeqytet.

Është kilometrike hyrja për në Tiranë, është kilometrike radha edhe për të dalë nga kryeqyteti e për ta lënë Tiranën. Tirana sot nuk ka as park, por kudo ka betoniere, që i marrin frymëmarrjen qytetarëve”, shprehet Këlliçi.

Të fundit