Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PL: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi pa miratimin e lejes, SPAK të nisë urgjentisht hetimet

Denoncimi i PL: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi pa miratimin
Dokumenti i publikuar nga Partia e Lirisë

Partia e Lirisë ka denoncuar ditën e sotme mungesën e lejes së ndërtimit për aeroportin e Vlorës. Sekretari i Përgjithëm, Tedi Blushi tha pëe mediat se leja është miratuar në 9 nëntor, ndërkohë që punimet kanë nisur rreth një vit më parë dhe deri më tani janë zhvilluar në paligjshmëri.

Duke e konsideruar një skandal tepër të rëndë, PL kërkon që SPAK të reagojë urgjentisht dhe të nisë menjëherë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Edi Rama dhe deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT.

“Një vit pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, zbulohet se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm në mbledhjen e datës 9 nëntor 2022, dhënien e lejes së ndërtimit.

Pra nga data 28 nëntor 2021, kur Edi Rama inaguroi nisjen e punimeve, dhe derimë tani rezulton e provuar se projekti në terren ka avancuar në shkelje flagrante të ligjit.

Skandali shumë i rëndë, provon hapur se për këtë rast, si edhe në shumë çështje të tjera të denoncuara më herët, shteti dhe prokuroria janë vënë plotësisht në shërbim të “Rilindjes” duke mbyllur sytë, pranuar dhe mos reaguar për nisjen e punimeve të Aeroportit të Vlorës në mungesë të lejes së ndërtimit, sikundër është vepruar edhe me katet, pallatet dhe kullat pa leje në zemër të Tiranës.

I bëjmë thirrje SPAK të reagojë urgjentisht për rastin dhe të nisë menjëherë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Edi Rama dhe deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT, që ka urdhëruar, nxitur dhe mbrojtur nisjen e punimeve për ndërtimin pa leje të Aeroportit të Vlorës”, tha ndër të tjera Blushi.

Të fundit