Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Salianjit: Patronazhisti i PS në Kavajë me vile 4-katëshe, zhvat banesat e qytetarëve

Denoncimi i Salianjit: Patronazhisti i PS në Kavajë me vile

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar sot nga Kavaja keqpërdorimin e kësaj bashkie nga patronazhistët.

Salianji tha për mediat se Rudi Dyrmishi, një patronazhist i PS, është caktuar si sekser për të shpërndarë banesat për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Salianji denoncoi se në vendimin e Këshillit Bashkiak, rezulton se familja e Dyrmishit ka marrë dy apartamente.

Demokrati ka thënë se Rudi është pronar i një vile 4 katëshe, por megjithatë zhvat banesat e qytetarëve.

Salianji i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, e vërtetë është që do t’i marrin dhe Fisnik Qosja.

“Sot jemi te pallatet e bëra me fondet e dhuruara nga donatorë të huaj, te pallatet e të pastrehëve apo pallatet që janë bërë për t’u dhënë personave që janë dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që PS ka caktuar sekserin kryesor të bashkisë si patronazhist, një person me emrin Rudi Dyrmishi për të ndarë, për të kërcënuar apo për t’u thënë qytetarëve që janë në hall nga shkatërrimi i banesave prej tërmetit që do t’iu japë banesa më pas. Por ndërkohë çfarë ka ndodhur?! Këtu kam vendimin e Këshillit Bashkiak me listën e përfituesve për të cilët rishikohet masa e përfitimit.

Familja e zotërisë në fjalë Rudi Dyrmishit ka marrë dy apartamente, një apartament 2+1, një apartament 3+1. Ndërkohë për qytetarët e Kavajës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të treguar se sa e pashpirt është kjo qeverisje dhe se si gjithçka e përdor për vete, kjo është banesa 4-katëshe e tij. Pra një person që nuk ka nevojë as për apartamente, as nuk është në hall, as nuk është i pastrehë, por është një patronazhist që mbështet PS-në.

Iu bëj thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, e vërtetë është që do t’i marrin dhe Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë apartamentet sipas ligjit dhe tek qytetarët që u takon. Duhet ndëshkuar me votë PS-ja për të bërë të mundur që apartamentet të shkojnë te qytetarët që kanë nevojë dhe jo te patronazhistët”, deklaroi Salianji.

Të fundit