Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Ted Koplikut: Patronazhimi i Rilindjes po vazhdon edhe për votën e Diasporës

Denoncimi i Ted Koplikut: Patronazhimi i Rilindjes po vazhdon edhe për

Koordinatori për votën e Diasporës në PD, Ted Kopliku, tha se problemi është që patronazhistët e Rilindjes po marrin informacione nga KQZ-ja dhe nga administrata shtetërore, për të ndërhyrë në manipulimet për votën e emigrantëve.

I ftuar në Syri Tv, Kopliku tha se i bëhet presion administratës që lista e diasporës të shkojë te PS-ja.

“Takimet që po zhvillohen nga Partia Demokratike në Londër, Leicester, Athinë, Torino, apo në qytetet të tjera, sigurisht kanë anën simbolike dhe të organizuara mjaft mirë, ndryshe nga takimet e imponuara të Partisë Socialiste, ku njerëzit shkojnë me ‘forcë’, i marrin me furgonë dhe i nisin në shtete të tjera.

Ndryshimi është i dukshëm. Ne kemi kartat morale, programin tonë, ndërsa përballë kemi miliona euro, propagandën, administratën dhe presioni që po bëhet.

Procesi po shkon përgjithësisht mirë. Problemi qëndron te KQZ-ja. Ka presion ndaj njerëzve nga Partia Socialiste, i bëhet presion administratës që lista e votuesve nga Diaspora të çohet te Partia Socialiste.

Ka informacione që merren nga E-Albania për aplikacionin që u vihet në dispozicion patronazhistëve që quhet 'Vendi im'. Partia u bën edhe regjistrimin. KQZ-ja çon informacione drejt këtij aplikacioni. Pra, patronazhimi ekziston edhe për votën e Diasporës. Problemi qëndron se patronazhimi furnizohet me të dhëna nga administrata e shtetit”, tha Ted Kopliku.

Të fundit