Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Telitit: Plehrat te “Siri Kodra” nuk hiqen, do shpërthejë kolera

Denoncimi i Telitit: Plehrat te “Siri Kodra” nuk hiqen, do

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës , Dorjan Teliti, ka denoncuar pirgjet me mbeturina në rrugën “Siri Kodra”.

Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se bashkia nuk i pastron mbeturinat, por pret që të shpërthejë ndonjë kolerë. Teliti shprehet se bashkia vjedh lekët e pastrimit dhe të ilaçeve.

Postimi:

Tirana 2023 Plehrat ne rruge dhe trotuare Pehrat nuk hiqen

Shikoni denoncimin e sotem te qytetarit

"Pershendetje z. Teliti. I thoni drejtuesve të bashkisë që të vijnë të heqin plehrat se do na shpërthejë ndonjë epidemi në Tiranë. Rruga Siri Kodra, 200 metra nga unaza. Ora 14.10, dhe po presim prej 24 orësh të hiqen plehrat. Thuaju të mos I vjedhin fondet për pastrimin e qytetit që ne paguajmë rregullisht. Do shpërthejë ndonjë kolerë këtu, e nuk kanë as ilaçe të na shërojnë, se këta vjedhin lekët e pastrimit dhe të ilaçeve... Jepni alarmin ju lutem..."

Të fundit