Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi me foto i Ina Zhupës: Te Pediatria e Tiranës bie tavani, plagoset një fëmijë

Denoncimi me foto i Ina Zhupës: Te Pediatria e Tiranës bie tavani,

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e deputetes, denoncon se në spitalin e Pediatrisës në Tiranë ka rënë tavani dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar dhe fotot, ku shihet se copa të tavanit kanë rënë sipër një krevati. Ajo bën thirrje për nisje të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Postimi i plotë:

1 qershori ne Pediatrine Tirane!
Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.
Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.
Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.

Të fundit