Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi/ Ministrja Kushi del "blof", studentët s'kanë marrë asnjë lek nga bursat

Denoncimi/ Ministrja Kushi del "blof", studentët s'kanë

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka denoncuar ankesat e studentëve të mjekësisë që përfitojnë nga bursat se nuk kanë marrë asnjë lek, ndërkohë që po afrohet fundi i vitit akademik.

Në një postim në Facebook, Xhixho ka sjellë disa denoncime nga studentët ku theksuar se ministrja Kushi javën e kaluar vuri theksin te bursat prioritare, por studentët kanë shprehur të kundërtën.

Denoncimi/ Ministrja Kushi del "blof", studentët s'kanë

Ndërsa paguan inceneratorët me mijëra euro në ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, qeverisë Rama nuk ka para për studentët që do të jenë mësuesit apo inxhinierët e së nesërmes.”, ka shkruar Xhixho.

Denoncimi/ Ministrja Kushi del "blof", studentët s'kanë

Postimi i Xhixhos:

Studentët që i përfitojnë nga bursat pioritare nuk kanë marrë asnjë lek, ndërkohë që po afrohet fundi i vitit akademik.

 Një javë më parë, në seancën pyetje-përgjigje që kërkova me të, ministrja Kushi e vuri theksin te bursat prioritare, por qindra studentë më shkruajnë se nuk kanë marrë asgjë.

Politika e Ministrisë së Arsimit për nxitjen e frekuentimit të degëve prioritare është një dështim, që i shkon përkrah axhendës së shpopullimit.

 Ndaj i bëj thirrje Ministres së Arsimit, znj. Kushi, të garantojë ekzekutimin e pagesave të bursave si një nevojë emergjente e studentëve që qeveria i përjashtoi nga çdo ndihmë në këtë kohë krizash dhe tani po u mohohet dhe pagesa që u takon me ligj.

Ndërsa paguan inceneratorët me mijëra euro në ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, qeverisë Rama nuk ka para për studentët që do të jenë mësuesit apo inxhinierët e së nesërmes.

Të fundit