Flash News

Ditari i Opozitës

"Po fshihet numri i viktimave nga Covid", Basha: Rama po manipulon provat, Prokuroria t'i sekuestrojë urgjentisht në morgun e Tiranës

"Po fshihet numri i viktimave nga Covid", Basha: Rama po manipulon

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet dhe të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës, lidhur me denoncimin e një nate më parë në ‘Opinion’ se numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri është 923 prej marsit-tetor dhe jo 509 sic kanë raportuar autoritetet.

Në një prononcim për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luiggi Di Maio, Basha deklaron se Rama do të manipulojë provat lidhur me këtë denoncim.

“Dje i kam bërë thirrje Prokurorisë të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi nuk erdhi nga PD, por personeli me integritet shëndetësor.

Të dhënat janë aty. Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimin, që të manipulohen të dhënat? Pse pret Edi Rama deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentet.

Pse pret Edi Rama deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentet. Është përgjegjësi direkte politike.

Krimi i parë që ka bërë, ka ulur në sytë e publikut rrezikun e pandemisë, ndryshe reagon kur numri i viktimave është një ose dy, ndryshe kur janë 10-20.

Duke fshehur numrin e viktimave ka fshehur edhe përgjegjësinë për marrjen e masave, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve. Qëllimi im nuk është të bëj politikë, por t’i japim fund politikës me vdekjet. Ndaj duhet transparencë për numrin real të viktimave dhe infeksionet.  

Thirrja ime ndaj Prokurorisë është mos lejoni të manipulohen provat. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë. 

Përsëris thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare të shkojë në morgun e Tiranës të marrë provat. Detyra e një qeverie normale në pandemi është raportimi i numrit real të të sëmurëve dhe të vdekurve. Edi Rama të shkulet nga Instagrami dhe t'i përvishet punës konkrete në menaxhimin e krizës. Ai që nuk lë minutin t'i ikë për të dalë në Instagram, është duke manipuluar provat”, tha Basha.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë me anë të zv/ministrtit Albert Nikolla i është përgjigjur Lulzim Bashës duke thënë se deklarata e kreut të PD është e rrezikshme dhe cënon dinjitetin e mjekëve.

Të fundit