Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi/ Shqipëria nuk paguan detyrimet si anëtar i UNESCO-s që nga viti 2020. Margariti duhet të jap dorëheqjen.

Denoncimi/ Shqipëria nuk paguan detyrimet si anëtar i UNESCO-s që

Gjykata Kushtetuese mbylli sot hetimin gjyqësor për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe shtyu vendimmarrjen deri më 30 nëntor.

Një grup prej 36 deputetësh i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e atij Parku Kombëtar, bazuar në një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit.

Gjykata mori sot 3 kërkesa; për shtesë e saktësim të objektit në gjykim, shtyrje të vendimit dhe për largim nga trupa gjyqësore të tre prej gjyqtarëve.

Këtë kërkesë të fundit gjykata e rrëzoi, ndërsa mbylli hetimin gjyqësor dhe e shtyu vendimmarrjen deri më 30 nëntor.

Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm në lidhje me këtë temë.

Pak më para  Zhupa, ka denoncuar, përmes një statusi në Facebook, një skandal të Ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Zhupa akuzon ministren se nuk ka paguar detyrimet ndaj UNESCO-s që nga viti 2020, dhe kjo përbën një akt të rëndë shpërfillës ndaj UNESCO-s, pjesë e së cilës është edhe shteti jonë.

Zhupa është shprehur se Margariti duhet të jap dorëheqjen për këtë skandal nëse ka pak dinjitet për pozicionin që mban si ministre e kulturës.

Posti i plotë

Skandali!

Shteti Shqiptar nuk paguan detyrimet si anëtar i UNESCO-s që nga viti 2020, me ardhjen e Margaritit si Ministre e Kulturës!

Paradoksi është se Ministrja e Kulturës, Znj, Elva Margariti, është edhe uzurpuese në mënyrë të paligjshme e pozicionit të Kryetares së Komitetit Shqiptare të UNESCO-s. Sapo ka marrë pozicionin e ministres, Shqipëria nuk ka paguar detyrimet e saj të anëtarësimit në UNESCO.

Ky përbën një akt i pashembullt shpërfilljeje ndaj UNESCO-s, por edhe cenim të dinjitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Konkretisht

1- Shqipëria mbetet në detyrim pagese si kontribut i rregullt buxhetor i lindur nga anëtarësimi për shumën 79,566 dollar ose rreth 27.000 dollar në vit.

2- Shqipëria nuk ka kontribuar në Fondin Botëror të Trashëgimisë në vlerën që i takon asaj si anëtare, në masën prej 267 dollarësh në vit. Dhe detyrimi katërvjeçar është 1029 dollarë.

3- Shqipëria nuk ka kontribuar në Fondin Botëror të Trashëgimisë Jomateriale në vlerën që i takon asaj si anëtare, në masën prej 267 dollarësh në vit. Dhe detyrimi katërvjeçar është edhe 1029 dollarë të tjera.

Ky është rast flagant i cënimit të marrëdhënies tonë me UNESCO, i mbrojtjes dhe inskripimit të pasurive tona si pasuri botërore dhe një rrëshkitje në modele anti-UNESCO, duke e kthyer trashëgimininë tonë kulturore në mall tregu për orekset e fondacioneve të ndryshme.

Në vend që të ushtrojë detyrat dhe të gëzojë të drejtat e veta si Shtet Palë, përfshirë edhe eksperiencën e jashtëzakonshme të UNESCO-s në kulturë, arsim e trashëgimi, strategjia e znj. Margariti është zëvendësimi i UNESCO-s me AADF-në.

Margariti duhet të jap dorëheqjen për këtë skandal nëse ka pak dinjitet për pozicionin që mban si ministre e kulturës.

 

 

Të fundit