Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi/ Ulsi Manja po kontakton njerëz me rekorde kriminale, bashkë më Pjerin Ndreun u kërkojnë...

Denoncimi/ Ulsi Manja po kontakton njerëz me rekorde kriminale, bashkë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka denoncuar ministrin e drejtësisë Ulsi Manjën dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun.

Në një lidhje në Neës24 Paloka ka thënë se Manja së bashku me Ndreun po kontaktojnë me njerëz me rekorde kriminale dhe po u kërkojnë që të angazhohen në fushatën e Partisë Sosialiste.

Sipas tij kjo po ndodh në qarkun e Lezhës, dhe se në ditët në vijim do të ketë edhe materiale të tjera lidhur me këtë denoncim.

Dje kam marrë informacion se në qarkun e Lezhës, vetë ministri i drejtësisë kontakton, i japin telefonin nuk merr me telefonin e tij, dhe kontakton me persona me probleme penale në Shqipëri dhe jashtë dhe i kërcënon indirekt ose ju ofron lehtësira nëse ata do angazhohen në fushatë për PS.

Kjo është jo vetëm shkelje të kodit, por kemi të bëjmë me krim.

Një ministër u lë të kuptohen se nëse nuk do angazhohen në fushatë, këto probleme do u riaktivizohen. Këtë e bën ministri i drejtësie bashkë me Pjerin Ndreu.

Këtë informacion e kam marrë nga njerëz të sigurt, në vazhdim do ketë edhe gjëra të tjera. Nuk dua të them më shumë, a janë të filmuara apo të regjistruara, por do dalin në ditët në vijim”, u shpreh Paloka.

Të fundit