Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncoi tenderin 2.3 mln euro, Hoxha tregon shkeljet që janë bërë

Denoncoi tenderin 2.3 mln euro, Hoxha tregon shkeljet që janë

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka treguar shkeljet që janë bërë në këtë bashki pas denoncimit që bëri sot në SPAK.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Hoxha tha se prokurimi publik i tenderit 2.3 milionë euro është pa shpallje dhe fitues është shpallur oferta më e lartë.

“Ka dy probleme, e para mënyra se si është bërë prokurimi publik, është bërë pa shpallje, ka vetëm një firmë dhe fituesi është me çmimin maksimal të procedurës. E dyta është zbatimit, sepse shkelje ka edhe në zbatim. Nuk ekziston fare si punë e zbatueshme në  Bashkinë e Vorës kjo procedurë tenderimi e cila i rëndon qytetarët 2.3 milionë euro. SPAK duhet t’i drejtohet Bashkisë së Vorës të sekuestrojë dokumentacionin, të shikojë se si është bërë procedura.

Në shkeljet ligjore i kemi në kallëzimin penal, ekspertët tanë kanë gjetur çdo shkelje që është bërë për këtë procedurë. I kemi depozituar sot pranë Prokurorisë së Posaçme, tashmë është detyrë e saj të bëjë verifikimet e tjera. Se kjo nis me 2.4, por do përfundojnë më 14  milionë euro. Ky është kallëzimi i parë, por janë edhe 9 procedura të tjera”, tha Hoxha.

Të fundit